Sveçla: Dëme të ndryshme ka në zonën e Dukagjinit – thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar
Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar për situatën me vërshime në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara.
Ministri ka thënë se nga raporti nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar, konfirmohet se dëme të ndryshme nga vërshimet ka në zonën e Dukagjinit.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.
Postimi i tij i plotë:
Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, sot jemi përballur me vërshime në disa komuna të ndryshme të Kosovës.
Ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara.
Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat.
Të dashur qytetarë,
Përballë kësaj situate të krijuar, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj ju lus të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni.
Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar për situatën me vërshime në Kosovë, raporton Gazeta Blic.