Sveçla dhe Balla vizitojnë nesër pikëkalimin kufitar Qafë Morinë, do të nënshkruajnë një protokoll
Ministria e Punëve të Brendhshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë nesër pikën kufitare në Qafë Morinë.
“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, z. Taulant Balla, me datë 8 korrik nga ora 11:30 do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë”.
Ata do të nënshkruajnë Protokollin për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.
“Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush”.