Sveçla: Do ta vazhdojmë punën dhe angazhimin për Republikën e Kosovës

01 janar 2023 | 17:02

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërrimin e motmotit e ka pritur në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policorë që ishin në detyrë dhe me ministrin Liburn Aliu.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhën në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha njësiteve që ishin në detyrë, për të festuar vitin e ri, ndërsa vazhduan vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, Koshtovë dhe Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që përmbyllëm një vit me suksese të shumta ndonëse të sfiduar jo rrallë herë. Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me vullnet e përkushtim për të kryer me nder e profesionalizëm misionin tonë të përbashkët që kemi për Republikën dhe për qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alex Sandro do të largohet nga “Allianz Stadium”. Sipas ekspertit…