Sveçla: Do të prodhojmë municione të nevojshme për ushtri dhe polici

17 dhjetor 2024 | 13:30

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se shumë shpejt do të fillojnë punimet për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e municioneve.

Ai ka deklaruar se kjo fabrikë të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë dhe policinë e Kosovës.

Kreu i MPB-së ka treguar se kontrata e nënshkruar me prodhuesin turk shtetëror “Makine ve Kimya Endustrisi” do të realizohet brenda afateve të kërkuara.

“Dje është nënshkruar kjo marrëveshje apo kontratë me quajtur ashtu siç është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Republika e Kosovës do t’i ndërrojë kapacitetet për të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë, por edhe për Policinë e Kosovës. Besoj se duke parë kontratën shumë shpejt do të fillojnë punimet dhe në afatin rekord brenda kërkesave teknike kjo do të realizohet. Vullneti ynë është që kjo të bëhet sa më parë, ka gatishmëri edhe nga pala tjetër ata të fillojnë menjëherë dhe të ketë angazhim serioz që kjo të kryhet me sukses. Me përfundimin e saj një mangësi që e kemi pasur ne dhe ka qenë evidente do të tejkalohet qoftë në kuptimin e furnizimit të nevojave aktuale, qoftë në plotësimin e rezervave të nevojshme, po ashtu edhe në trajtimet shtesë të cilat janë të nevojshme për të gjitha institucione që përdorin këtë lloj të municione”, ka deklaruar Sveçla, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e martë), Kombëtarja e Kosovës në futsall është nikoqire…