Sveçla dyshon se Pacolli hyri në Kosovë me veturën e presidentit Thaçi, paralajmëron masa

29 prill 2020 | 18:37

Ushtruesi i detyrës së ministrit së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shfaqur dyshime se deputeti Behgjet Pacolli është futur në Kosovë me veturën e presidentit Hashim Thaçi.

Ai tha se protokolli i shtetit nuk është njoftuar për vizitën e Thaçit në Shqipëri.

“Nuk e ndihmon shtetin asnjë veprim që vë vendin dhe shëndetin. Nëse Pacolli gjendet në Kosovë për ne nuk janë shqetësim skenarët por vihet në dyshim qenësia e ligjeve të Kosovë. Mbrëmë jam informuar që Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18:00 në drejtim të Shqipërisë. Po ashtu policia për shkak  të xhamave, nuk ka mund të dallojë a ka edhe persona të tjerë. Tash është konfirmuar se protokolli i shtetit nuk është njoftuar për vizitën e Presidentit por nuk kemi njoftim. Besojmë se Thaçi ka qenë i shoqëruar nga Pacolli”, tha ai.

Ai tutje ka deklaruar se sipas vendimit të qeverisë personat për të cilët vërtetohet që kanë qenë në kontakt me personat e dyshimtë futen në karantinë dhe nëse vërtetohet se Thaçi ka qenë në kontakt me Pacollin obligohet t’i shtrohet karantinës apo vetë izolimit.

Ai ka thënë se nuk kanë pasur kërkesë që Pacolli të hyjë në Kosovë. “Ne nuk kemi kërkesë nga Pacolli që të hyjë në Kosovë dhe në qoftë se do ta kishim ndonjë kërkesë ne do ta trajtonim gjithmonë duke pasur parasysh MSH-në. Ne nuk kemi kontaktuar me institucionet e Shqipërisë dhe në qoftë se deputeti ka hy në Kosovë në mënyrë ilegale atëherë është subjekt i intervenimit të Policisë se Kosovës gjithmonë në zbatim të ligjit dhe sipas ligjeve policia duhej ta ndalonte”, tha Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sot në zyrën…