Sveçla e Balla s’komentojnë raportet e kryeministrave, zotohen për zbatim të marrëveshjeve
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, e kanë vizituar pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Morinë.
Të dy nuk kanë dashur që të komentojë raportet e dy kryeministrave atij të Shqipërisë Edi Rama dhe të Kosovës Albin Kurti.
Kur u pyetën nga gazetarët për anulimin e mbledhjes së dy Qeverive, Balla që foli i pari, tha se mërgimtarët duan që të gjendet zgjidhje që ata mos të presin në kufi dhe se për çështje të tjera ka kohë të flasin.
Madje tha se të dy, ai e Sveçla duhet që t’i zbatojnë marrëveshjet për të cilat janë dakorduar krerët e qeverive.
“Mërgimtarët presin prej neve që të gjejmë zgjidhje, për çështje të tjera kemi kohë të flasim. Ne duhet t’i bëjmë realitet marrësesh për të cilat kryeministrat janë dakorduar”, tha ai.
Përderisa Sveçla tha se ndonëse ka opinion për këtë çështje do të flasë një herë tjetër, raporton EO.
“Është hera e dytë që jam këtu për disa ditë. Kam shumë opinion për këtë çështje që do të adresojmë në një rast tjetër”.