Sveçla e Balla vizitojnë sot pikën kufitare në Vërmicë
24 korrik 2023
| 10:45
Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë sot do të vizitojnë pikë-kalimin kufitarë në Vërmicë.
Në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja thuhet se ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, do të vizitojnë pikën e përbashkët të kalimit kufitarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vermicë. Vizita do të fillojë nga ora 13:00.