Sveçla e Malaj takim njoftues, diskutojnë edhe për bashkëpunimin në të ardhmen

14 nëntor 2023 | 14:46

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të martën në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.

Fillimisht ministri Sveçla e uroi Malajn për emërimin e tij për postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve që do të vazhdojnë edhe më tutje, për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara mes institucioneve të rendit dhe sigurisë mes dy vendeve e në veçanti për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Në fund të takimit ministri Sveçla dhe ambasadori Malaj u dakorduan për angazhim të mëtejmë në avancimin e politikave në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve të vendeve tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mbajë…