Sveçla: Gjashtë terroristë po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, kërkojmë nga Serbia t’i dorëzojë në Kosovë

25 shtator 2023 | 15:19

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se gjashtë persona të grupit të armatosur serb që kanë sulmuar Policinë e Kosovës janë duke u trajtuar në spitalin e Novi Pazarit.

Ai ka kërkuar nga Serbia që të plagosurit dhe të përfshirët tjerë të dorëzohen në Kosovë, që t’i përgjigjën drejtësisë.

“Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion. Sipas informatave gjashtë terroristë të plagosur janë duke u trajtuar në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata menjëherë t’ia dorëzojë autoriteteve të Kosovës që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet e tyre terroriste. Po ashtu, edhe çfarëdo pjesëtari i këtij grupi i cili ka arrite të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia që ta dorëzojë”, ka deklaruar ai para mediave.

Ai ka thënë se gjatë aksionit janë gjetur edhe harta që dëshmojnë se për sulmin ishte planifikuar me muaj të tërë.

“Kemi gjetur edhe dokumente të Milan Radojçiqit, kjo është lista e lista e armëve që i janë dhënë nga Serbia. Dokumentin origjinal e ka forenzika, kjo dëshmon lidhjen e tij me këtë rast”, ka thënë Sveçla.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i madh holandez mes Ajaxit dhe Feyenoordit nuk përfundoi,…