Sveçla i thërriste mbrëmë në mejdan Pacollin dhe Thaçin
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Isa Mustafa, ka treguar sot arsyen se pse në takimin për ndarje të ministrive me Albin Kurtin, shefi i Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së), Albin Kurti, të parin dikaster e kishte zgjedhur MPB-në. Sipas tij, kishte dyshime se LV-ja do ta keqpërdorte këtë ministri për burgosje të kundërshtarëve, për sajime të dosjeve, për kërcënime, se do t’u hakmerret policëve dhe eprorëve të tyre që i mbronin institucionet atëherë kur LV-ja ushtronte dhunë. Po ashtu, ai ka thënë se mbrëmë ministri në detyrë i MPB-së i ftonte në mejdan deputetin Behgjet Pacolli dhe presidentin Hashim Thaçi.
Ja çfarë ka shkruar Mustafa:
Zgjidhja ishte reflektim i frikës dhe dyshimit se VV do ta keqpërdorë këtë ministri për burgosje të kundërshtarëve, për sajime të dosjeve, për kërcënime, se do tu hakmerret policëve dhe eprorëve të tyre që i mbronin institucionet atëherë kur VV ushtronte dhunë.
E përcolla, rastësisht, mbrëmë zëvendësministrin në detyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Në emër të kësaj ministrie, ai pa fije përgjegjësie ligjore dhe as turpi, kërcënonte me arrestim një deputet, kryetar të një partie parlamentare dhe biznesmen qe punëson dhe krijon të ardhura pë mijëra familje kosovare.
Kërcënonte edhe Presidentin e vendit.
I thërriste në mejdan.