Sveçla ia lë meritat Qeverisë Kurti për njohjen e patentshoferëve nga Gjermania

11 shkurt 2022 | 13:42

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka reaguar pas njohjes së patentshoferëve të Kosovës nga Gjermania.

Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook” ia ka lënë goxha shumë meritat qeverisë Kurti për këtë marrëveshje.

“Ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët gjej rastin ti falënderoj për punën e tyre të palodhshme si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania. Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më pare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë në Gjermani.

Në mbledhjen e Bundesratit gjerman, sot është votuar njohja e ndërsjellë e patentshoferëve mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.

Ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e tyre të palodhshme si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania. Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më parë.

Marrëveshja sipas legjislacionit në Republikën Federale të Gjermanisë ka marrë aprovimin e të gjitha landeve dhe patentshoferët do të njihen në tërë Gjermaninë.

Të dashur qytetarë që jetoni kudo në diasporë,

Lehtësimi i jetës dhe veprimtarisë suaj është përgjegjësi e jona në bashkëpunim me shtetet aleate ku ju jetoni. Në të gjitha takimet me homologët e mi kam ngritur këtë dhe çështje të tjera për ju.

Këtë javë ne kemi marrë aprovimin e qeverisë sonë për nismat e marrëveshjeve të tilla edhe me Turqinë e Kanadanë dhe jemi në proces me Italinë e Austrinë dhe natyrisht do të njoftoheni me të gjitha proceset që do të nisim apo finalizojmë.f

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Bundesratin gjerman u dha drita e gjelbër për…