Sveçla: Inteligjenca artificiale po përdoret për dezinformata për qëllime dashakeqe
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke folur në një debat për Inteligjencën Artificiale (AI), ka thënë se kjo po përdoret edhe si mjet për krijimin e deinformatave për “qëllime dashakeqe”.
Sipas “EO”, ai ka thënë se teknologjia duhet të përdorët në mënyrë “të përgjegjshme e të ligjshme”.
“Terrorizmi ka filluar të evoluojë, fatkeqësisht edhe Kosova është përballuar sidomos në vitet e fundit. Ministria jonë ka zhvilluar dy strategji atë kundër terrorizimit dhe strategjinë kibernetike. Këto strategji theksojnë jo vetëm kapacitetet njerëzore, por edhe përmirësimin e kapaciteteve tona. Ne sigurisht i kemi të gjitha ata policë që po pajisjen me njohuri të reja dhe jemi në proces të operacionalizimin për sulmet kibernetike”.
“Ne tashmë kemi pranuar se AI është mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit në shumë fusha. Na mundëson qasjen e të dhënave dhe mund të bëjë gjurmimet e terroristëve. Ne mendojnë që AI mund të ndihmojë edhe në transaksionet e dyshimta. Inteligjenca Artificiale (AI) nuk është pa sfidat e saj edhe terroristët janë duke shfrytëzuar ketë program për të krijuar dezinformata për qëllimet e tyre dashakeqe”.
“Me zhvillimin e inteligjencës në një mënyrë nxit bashkëpunimin nder sektorial në politika më të forta dhe më të qëndrueshme. Ka rrezik që në ndjekjen e këtyre informacione sepse e drejta e informatave personale mund të shkelen, por ka etikë dhe adresohen. Duhet të kemi parasysh që të kemi ekuilibër mes të dyve, ne duhet të krijojmë një bilanc dhe të sigurohemi që teknologjia të përdoret në mënyrë të përgjegjshme dhe të ligjshme. Kam besim që ne mund të arrimë në paqe dhe siguri në kombet tona”, citohet se ka thënë ai.