Sveçla: Ish-polici Pantiç organizoi sulmin ndaj KKZ-ve në veri, akuzohet për vepra terroriste

10 dhjetor 2022 | 17:04

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës në Pikën Kufitare në Jarinje ka ndaluar ish- zyrtarin policor dhe ish- pjesëtarin e MUP-it, i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.

Sipas Sveçlës i njëjti kishte organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së, në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor.

Tutje ai ka thënë se Dejan Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç. I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, shkroi Sveçla në “Facebook”.

Ministri theksoi se grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Teksa ka ftuar qytetarët serb të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri të vendit.

“Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri. Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit”, shkroi tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se është marrë…