Sveçla: Kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht t’i largojmë barrikadat në veri

12 tetor 2021 | 13:23

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar të martën për herë të parë se Policia e Kosovës ka qenë e gatshme edhe fizikisht që t’i heq barrikadat në veri të vendit, të vendosura nga banorët serbë për të kundërshtuar reciprocitetin për targat e automjeteve.

Këto komente Sveçla i ka bërë kur është pyetur nga anëtarët e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje lidhur me problemet logjistike që ka hasur Policia e Kosovës gjatë bllokadës në veri.

“Po e them për herë të parë, ne kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht t’i largojmë barrikadat. Ka qenë çështje e vlerësimit operacional nga policia dhe nga qeveria që të zgjidhet rruga më e mirë e mundshme për largimin e barrikadave. Nuk ka pasur asnjë ngërç në përgatitjen logjistike”, ka thënë ai.

Edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se nuk ka marrë informacione për probleme logjistike nga policët në veri të vendit.

Ai ka mohuar se pjesëtarët e njësisë speciale kanë qenë të bllokuar nga serbët në veri, teksa ka thënë se qarkullimi nuk është ndalur për asnjë moment.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti spanjoll Fernando Alonso, dy herë kampion bote në Formula…