Sveçla: Këtë vit nuk do të aplikojmë për anëtarësim në INTERPOL

12 shtator 2021 | 14:37

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në Interpol gjatë këtij viti.

Ai ka deklaruar se  janë duke bërë të gjitha përgatitjet që vitin e ardhshëm Kosova të bëhet anëtare e Interpolit.

“Unë, qysh më herët, kam marrë vendim që në sesionin e këtij viti ne nuk do të aplikojmë për anëtarësim në INTERPOL, duke parë mungesën e përgatitjeve serioze nga institucionet e Kosovës. Tashmë kemi krijuar grupin punues, i cili do të përgatisë të gjithë dokumentacionin, por edhe do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që anëtarësimi i Kosovës në vitin e ardhshëm të jetë i sigurt. Do të fillojmë me përgatitjen e strategjisë për lobim, do të kontaktojmë së pari me aleatët tanë, ku nuk do të bisedojmë për votën e tyre, por për mbështetjen e tyre në këtë proces. Normalisht, pastaj do të kalojmë shtet për shtet së bashku me MPJ-në, që dobitë që jo vetëm Kosova, por edhe rajoni dhe gjithë bota demokratike do të ketë prej anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”, ka deklaruar Sveçla për KosovaPress.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka shokuar të gjithë fansat e saj me…