Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it që u vra 11 vjet më parë: Drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar doganierin e misionit të EULEX’it, Audrius Šenavičius, i cili u vra 11 vjet më parë në një pritë afërsi të Zveçanit.
Sveçla tha se në këtë përvjetor qëndrojnë pranë familjes Audrus dhe kolegëve të tij.
Ai tha se drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë.
“11 vite më parë, në një pritë në afërsi të Zveçanit, u vra sa ishte në detyrë doganieri i misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Šenavičius. Në këtë përvjetor që mbanë dhimbje, qëndrojmë pranë familjes së Audrius dhe kolegëve të tij që ndodhen në shërbim. Drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë. U jam mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të EULEX që çdo ditë mbështesin Policinë e Kosovës për sundim të rendit e ligjit në Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.