![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/IMG_20211012_104248.jpg)
Sveçla lëshon sallën e komisionit parlamentar pa nisur raportimin
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, e ka lëshuar sot sallën e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pak pasi ka hyrë në të, pasi kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, ka kërkuar që Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, të raportonin ndaras para Komisionit.
Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se mbledhja e 12 tetorit është thirrur për të raportuar rreth operacionit në veri të Kosovës ditë më parë, kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë masën e reciprocitetet për targat e makinave të regjistruara në Serbi.
Ai ka pretenduar se ministri Sveçla ka kryer shkelje në menaxhim të situatës në veri të Kosovës.
Pas Sveçlës sallën e kanë lëshuar edhe disa anëtarë tjerë të Komisionit.
Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës pati marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet