Sveçla: Lufta ndaj terrorizmit, prioritet i yni

27 qershor 2024 | 14:28

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka  bërë me dije se ka marrë pjesë në diskutim e organizuar nga Bordi i Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF).

Ai ka thënë se në këtë diskutim me përfaqësues të shumë shteteve kanë diskutuar në lidhje me rikthimin e shtetasve nga zonat e luftës dhe procesin e rehabilitimit dhe ririintegrimit të tyre.

Sveçla ka thënë se lufta kundër terrorizmit është prioritet i institucioneve të Kosovës.

“Për dy ditë me radhë, si anëtar i Bordit të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF), bashkë me përfaqësues të shumë shteteve, diskutuam për procesin e rikthimit të shtetasve tanë nga zonat e luftës dhe procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre. Në kuadër të kësaj konference, dje isha i ftuar si panelist në takimin e nivelit të lartë, ku shpalosëm sukseset e institucioneve të Republikës së Kosovës në procesin e riatdhesimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të shtetasve tanë të kthyer nga zona e luftës në Siri.  Lufta ndaj terrorizmit të çdo lloj forme është prioritet i yni andaj si institucione po punojmë me të gjithë mekanizmat tanë në parandalimin dhe luftimin e tij. Para të pranishmëve kam shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në këtë proces, në mënyrë që beteja jonë e përbashkët të jetë sa më efikase”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i…