Sveçla: Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni, kryefjala e kësaj qeverie
26 prill 2021
| 13:58
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë sot se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni janë kryefjala e kësaj qeverie.
Këtë deklaratë Sveçla e dha gjatë takimit me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, të cilin e njoftoi me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri Sveçla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës.
Nga ana tjetër ambasadori i Turqisë, Çagri Sakar, ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës.