‘Sveçla më informoi për sjellje të dyshimta’, Rashiq me akuza për zëvendësministrin të cilin e shkarkoi

26 shtator 2024 | 12:54

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Radoica Radomiroviq, zëvendësministrit që e ka shkarkuar qeveria një ditë më parë.

Rashiq ka thënë se ka pasur informacione nga Sveçla për sjellje të dyshimta politike të Radomiroviqit.

“Sa i përket ish/zëvendësit Radomiroviq. Kam qenë i informuar nga Sveçla e Krasniqi, për një sjellje të dyshimtë politike të Radomiroviqit. Dhe nga ana e ministrisë e kemi vërejtur një sjellje, performancë jo të kënaqshme. Ndoshta 2 ose 3 javë më herët, kam folur me Radomiroviqin, dhe kam kërkuar nga ai ta paraqes dorëheqjen, pasi nuk kam qenë i kënaqur me punën e tij. Fakteqësisht e ka pranuar këtë dramatike, dhe ka filluar me sjelljen e tij dhe ka dhënë dorëheqje nga partia”.

“Më është dashur ta lusë zyrën e kryeministrit që ta shkarkojë, për shkak të punës jo të mirë, edhe për shkak të gjithë mundin që e kemi bërë si qeveri, si Kosovë, për t’iu ndihmuar të gjithëve në nevojë. Edhe ju edhe ne, e dini se që nga fillimi, Radomiroviq ka qenë person kontrovers, edhe unë e kam ditur nga fillimi se nuk e ka kapacitetin e sjelljeve dhe karakterin e duhur për ta përfaqësur qeverinë tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet ta kuptoni se ne politikanët nganjëherë duhet të punojmë ashtu me disa njerëz siç mundemi. Ndryshimet në politikë janë gjë normale, nuk është e rëndësishme a është Rashiqi apo Radomiroviqi ministër apo zv/ministër. Me rëndësi është strategjia, në këtë rast integrimi i serbëve në sistemin e Kosovës. Në fund atë që kam lexuar dje, Radomiroviq ka paralajmëruar një iniciativë të re, kështu që unë e përshëndes përzemërsisht”,  ka thënë ministri Rashiq.

Sipas Rashiqit, Radomiroviq, nuk ka mundur ta tejkalojë të kaluarën, duke lënë të kuptohet bashkëpunimin me Listën Serbe.

“Siç thashë më herët, kjo s’ka ndodhur më herët. Kjo ka ndodhur 2 muajt e fundit. Për atë arsye thashë se në bashkëpunim me kolegët e mi, është normale që si ministra të qeverisë, apo punëtorë, i shkëmbejmë informatat mes veti lidhur me ngjarjet e njerëzit. Ndoshta përgjigja në pyetjen tuaj, është në gjëra të vogla si psh: Radomiroviq nuk ka mundur ta tejkalojë të kaluarën, vërtetimin e së kaluarës. Keni mundur të shihni në adresën e tij në facebook ku ka postuar disa faktura gjatë kohës kur ka qenë Lista Serbe në pushtet. Unë kam treguar e dëshmuar si janë bërë keqpërdorimet gjatë kësaj kohe. Edhe ai në ujdi me mua, i ka postuar tri herë këto gjëra, për të dëshmuar se çfarë keqpërdorime kanë ndodhur më herët. Kemi material që të bëjmë kësi shpallje edhe për 10 vjet”, më tha ai. Shpallja e tillë nga ana e tij ka qenë më 28 korrik, e fundit. Përgjigja është në detajet e vogla”, ka thënë Rashiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristina Spiro Ristani(Toska). Bashkëshortja e patriotit të pavarësisë Thoma Aleks…