Sveçla me video tregon si ndodhi rrëmbimi i tre policëve me urdhër të Vuçiqit

21 qershor 2023 | 12:17

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka publikuar një video në “Twitter”, në të cilën është përshkruar se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe.

Sveçla ka thënë se rrëmbimi ka qenë i planifikuar dhe se një gjë e tillë është vepër kriminale.

Ai ka thënë se në video tregohet se si forcat serbe me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq kanë rrëmbyer tre policët, thellë brenda territorit të Kosovës, 1 kilometër brenda.

Ministri Sveçla ka thënë se Serbia duhet të ndalojë fushatën e dezinformimit dhe të lirojë tre policët e Kosovës menjëherë.

“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla.

Në zemrën e Alpeve Shqiptare, në Vuthaj dhe Guci, ndodhet “aorta” “Mountain View INN”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej…