Sveçla: Migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur konferencë për lansimin e projektit: “Zgjerimi i Qeverisjes së Migrimit nëpërmjet programimeve të bazuara në evidenca dhe Forcimi i Kapaciteteve të Autoriteteve të Migrimit në Kosovë”.
Në këtë takim mori pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kollly, shefja e IOM-it në Kosovë, Annna Rostocka, përfaqësues të Policisë së Kosovës, si dhe organizata partnere në Kosovë.
Ai tha se Zvicra ka qenë dhe mbetet ndër partnerët tonë kryesore drejt zhvillimit të shtetit tonë dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës, rajonin dhe më gjerë. Zhvillimet e ndryshme sidomos luftërat dhe konfliktet detyrojnë largimin dhe migrimin nga vendet e ndryshme të botës, të cilët lëvizin përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, prioriteti jonë ka qenë dhe mbetet parandalimin i migrimit të parregullt, duke luftuar grupet kriminale që merren me kontrabandim me migrantë, si dhe duke zgjeruar infrastrukturën dhe përmirësuar shërbimet për pritjen, akomodimin dhe trajtimin e dinjitetshëm të migrantëve dhe aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Sveçla.
Ministri Sveçla vuri në dukje se projekti që po lansohet sot është i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave tonë në fushën e migrimit.
Zgjerimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e migrantëve që është pjesë e këtij projekti, reflekton prioritetet dhe politikat tona shtetërore për: menaxhim të lëvizjeve migratore, si dhe trajtimin e migrantëve sipas standardeve ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj.