Sveçla në Bruksel, bëhet thirrje për parandalimin e migracionit ilegal

28 nëntor 2023 | 15:54

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Aleanca globale për luftimin e kontrabandimit me migrantë” që po mbahet në Bruksel me ftesë të Komisioneres Ylva Johansson.

Ai i shoqëruar nga ambasadori, Agron Bajrami ka thënë se ky takim duhet të shërbejë si një nismë e një zotimi të përbashkët dhe një plani që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus në shkatërrimin e rrjeteve të kontrabanduesve.

Konferenca u hap me një fjalë rasti nga presidentja Ursula von der Leyen e cila kërkoi një zotim nga të gjithë me synimin e ndërtimit të një Aleance Globale kundër kontrabandës së qenieve njerëzore.

Sveçla në fjalën e tij ka theksuar se ky takim duhet të shërbejë si një nismë e një zotimi të përbashkët dhe një plani që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus në shkatërrimin e rrjeteve të kontrabanduesve.

Gjithashtu, ai ka prezantuar të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave duke ndikuar që Kosova të mos jetë në listën e shteteve që zakonisht përdoret si rrugë për aktivitete kriminale, përfshirë dhe kontrabandimin me migrantë.

“Lansimi i Aleancës Globale sot bëri thirrje për veprime nga qeveritë për fuqizimin e parandalimit të migracionit ilegal, përgjigjen ndaj kontrabandës me migrantë, dhe ofrimin e alternativave kundër migracionit ilegal. Bazuar në zotimin e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare, zotohemi se do të punojmë ngushtë në zbatimin e nismave globale për një të ardhme më të sigurt, duke përfshirë aleancën për të luftuar kontrabandën me migrantë”, ka deklaruar Sveçla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me kryetarin e…