
Sveçla në Itali, takohet me komandantin e karabinierëve
11 qershor 2024
| 15:17
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur në takim nga komandanti i përgjithshëm i karabinierëve, gjeneral Teo Luzi.
Sipas njoftimit të MPB-së, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të karabinierëve.
“Me këtë rast, gjenerali Luzi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierë. Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve tëkKarabinierëve në Kosovë. Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale”, ka njoftuar MPB-ja.