Sveçla në Mitrovicë: Situata në veri është e qetë, kemi kapacitete për t’i organizuar zgjedhjet
07 dhjetor 2022
| 15:12
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka qëndruar të mërkurën në Mitrovicën e Jugut.
Me këtë rast, Sveçla e ka përshkruar të qetë situatën në veri. Në këtë kontekst, ai ka thënë se kanë kapacitete për t’i mbajtur zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës.
“Situata në veri është e qetë, kemi kapacitete për t’i organizuar zgjedhjet”, ka thënë ministri Sveçla.
Sveçla ka shkuar në Mitrovicë një ditë pas incidenteve në veri të Kosovës.