Sveçla në veri: Policia nuk po kursen asgjë për sovranitet
02 qershor 2023
| 12:58
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Jasenovikun, pendën e Liqenit të Ujmanit, Zubqin, Junaken e Urën e Bistricës.
Ai atje është pritur nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku ka thënë se ata s’po kursejnë asgjë për sovranitet, kushtetutshmëri e ligjshmëri.
“Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm”, tha Sveçla.