Sveçla njofton për akomodimin e 68 afganëve në Kosovë
13 tetor 2024
| 13:38
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se kjo ministri ka pritur dhe akomoduar sot 68 afganë, për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme.
“Bazuar në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të disa shtetasve afganë dhe familjarëve të tyre, Ministria e Punëve të Brendshme ka pritur dhe akomoduar sot 68 prej tyre në kuadër të këtij procesi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai është shprehur se duke e ditur populli i Kosovës nevojën e mbështetjes dhe strehimit, sot ata po hapin dyert për ata që kanë nevojë.