Sveçla njofton se është arrestuar një i dyshuar për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

15 prill 2025 | 14:41

Xhelal Sveçla ka bërë me dije se është arrestuar edhe një person që kishte sulmuar dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan.

Disa prej pjesëtarëve të KFOR-it, kanë mbetur me pasoja të përjetshme.

“Arrestohet edhe një nga terroristët që sulmoi dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme. Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndejë lirinë për aq kohë sa ka cenuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë. Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”, ka njoftuar Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta e madhe spanjolle, “Marca”, i ka kushtuar një shkrim…