Sveçla: Nuk mund të flasim shumë për afganët në Kosovë edhe pse marrim pyetje

31 maj 2022 | 13:18

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla është deklaruar për refugjatët afganë që vazhdojnë të jenë në Kosovë për të kryer procedurat e nevojshme të sigurisë dhe vettingut.

Ai ka thënë se ka pranuar shumë pyetje për këtë çështje, por ka thënë se institucionet e Kosovës si bartëse të këtij procesi nuk mund të zbulojnë privatësinë e qytetarëve të vendosur në kampet e vendit, derisa ka njoftuar se një grup i tyre janë në janë duke qëndruar në kampin “Liya” dhe pas procedurave do të dërgohen në shtete të tjera.

“Me vëmendje kam përcjellë raportet dhe deklarimet e fundit lidhur me qëndrimin e qytetarëve afganë në Kosovë dhe për këtë çështje kemi pranuar pyetje nga shumë mediume vendore dhe jo vetëm. Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Punëve të Brendshme, bartës të këtij procesi, jemi jashtëzakonisht të lumtur që në partneritet të ngushtë me ShBA-të mundësuam pritjen dhe mbrojtjen e përkohshme të qytetarëve afganë të evakuuar nga vendi i tyre. Si institucione të Republikës së Kosovës mbesim të përkushtuar maksimalisht që të ofrojmë siguri, mirëqenie e mbi të gjitha të ruajmë privatësinë e qytetarëve të vendosur në kampet tona”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë, Sveçla ka thënë se “ne nuk mund dhe nuk do të komentojnë asnjë rast individualisht”.

Më tutje, Sveçla ka njoftuar se ShBA-ja aktualisht është duke punuar me përkushtim të madh që të plotësojë të gjitha kërkesat që lidhen me sigurinë, shëndetin dhe akomodimin e një numri të vogël të qytetarëve afganë të cilët ende janë duke qëndruar në kampin “Liya”.

Ditëve në vijim grupi i radhës i qytetarëve afganë do të niset për jetë të re në ShBA.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK),…