Sveçla pas konfiskimit të 30 kg marihuanë: Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale
Pas konfiskimit të 30 kilogramëve marihuanë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, ai tha se ashtu siç janë zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.
“Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”, ka shkruar Sveçla.
Ndërsa mbrëmjen e së hënës Policia e Kosovës në pikën kufitare Vërmicë ka arrestuar një person pasi që në veturën e tij kanë gjetur një sasi të marihuanës.
I arrestuari F.M i (1981) është kapur pasi që vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”.