Sveçla pas vizitës në veri: Punë e zakonshme në orar të punës

17 tetor 2024 | 15:42

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar shkurt pas vizitës në ish-objektin e komunës paralele në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri.

“Punë të zakonshme në orar të punës”, u përgjigj ministri para gazetarëve sipas Indeks Online.

Ky objekt gjatë ditës së djeshme u mbyll nga Policia e Kosovës përmes një aksioni.

Në këtë komunë njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në objektet ilegale janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

Bashkë me Xhelal Sveçlën ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka nisur…