Sveçla për aksidentin tragjik në Badoc: Jemi në krah të familjarëve të viktimave
06 tetor 2024
| 13:46
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave që vdiqën mbrëmë pasi vetura me të cilin po lëviznin ra në Liqenin e Badocit.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Svleçla u ka bërë thirrje qytetarëve për vozitje të kujdesshme.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla”, ka shkruar Sveçla.