Sveçla për ‘Falu n’shesh’: Kemi informacione se prapa këtij organizimi është Milazim Krasniqi
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Xhelal Sveçla, e ka komentuar thirrjen për një lloj proteste për hapjen e xhamive për faljen e namazit të Bajramit.
Ai duke aluduar në organizimin “Falu n’shesh” që ka qarkulluar në rrjete sociale, ka thënë se ka informacione se prapa tij është publicisti dhe profesori Milazim Krasniqi.
“Jam informuar se sot pasdite, një grup ‘qytetarësh anonimë’ po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKShP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi. I ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë maturinë dhe vullnetin e plotë për të mos rënë viktimë e politizimit të riteve fetare”, ka thënë Sveçla.