Sveçla për shkatërrimin e tre laboratorëve në veri të Mitrovicës: Vlera e drogës dhe paisjeve të kapura 3.2 milionë euro
Janë zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës derisa dy serbë janë arrestuar, bëri të ditur Policia e Kosovës.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe paisjeve është rreth 2.3 milionë euro.
Ai tha se këta paramilitarë e narkodilera po i mbron shteti i Serbisë.
“Profili i atyre që e ushtrojnë këtë veprimtari kriminale në veri të vendit tonë është i qartë: Paramilitarë e narkodilera. Këta po i mbron, mbështet dhe kur ju duhet i orkestron Presidenti i Serbisë Vuciq dhe pas tij ministri i mbrojtjes Vuceviq dhe Petkovic”.
Sveçla thotë se edhe barrikadat e vendosura qëllimin e kishin të mbrojnë grupet kriminale e jo qytetarët serbë.
“Siç kemi thënë barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit në të vërtetë kanë mbrojtur drogën e jo qytetarët. Kanë mbrojtur grupet e krimit të organizuar dhe jo burrat e gratë të komunitetit serb shtetas të Kosovës. Ato kanë mbrojtur vetëm dhe vetëm fijet e krimit që dërgojnë në ndërtesën presidenciale të Serbisë, aty nga ku Vuciq dirigjon klanet kriminale për paratë e trafikut me të cilat më pas sulmon shtetin tonë në emër të të drejtave të qytetarëve”.
Ministri i Brendshëm thotë se asnjë qytetari në botë nuk mund të mbrohet nga narkodillerat dhe paramilitarët.
“Kjo kohë ka marrë fund. E drejta do të triumfojë edhe më herët se sa që e kanë paramenduar”, ka shkruar tutje Sveçla./Telegrafi/