Sveçla për zjarrfikësit: Në sytë e tyre pashë dashurinë për Shqipërinë
10 gusht 2021
| 12:34
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka inkurajuar zjarrfikësit nga Kosova që kanë shkuar për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në shuarjen e vatrave të zjarrit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi me zjarrfikësit, duke thënë se në sytë e tyre ka parë vullnetin dhe dashurin që ata kanë për Shqipërinë.
“Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë. Bashkë do i tejkalojmë të gjitha sfidat”, ka shkruar Sveçla.