Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

03 qershor 2023 | 18:43

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kenë sukses. Ai përmes një reagimi në “Twitter” ka thënë se kjo përpjekje e Serbisë dhe Rusisë nuk do të kalojë.

Në këtë reagim Sveçla ka bashkëngjitur edhe një video gjatë protestave në veri, ku është shkruar simboli Z, kryqi me 4S de bluza me simbolin e Wagnerit. Kreu i MPB-së thotë se këto fakte janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe të frymëzuar nga Rusia.

“Idhulli i tyre është Millosheviqi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli e cila…