Sveçla: Po shtypet demokracia me marrëveshje prapa skenave

25 mars 2020 | 11:47

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak minuta para nisjes së seancës ka deklaruar se ky është një plan i kobshëm i të korruptuarve. Sveçla ka shkruar në “Facebook” se sot me një ngritje dore po tentohet të përmbyset dhe të shkelet vullneti i qytetarëve i shprehur më 6 tetor.

“Po tentohet të shtypet demokracia e zgjedhjeve me marrëveshje të prapaskenave. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë nevojë më shumë se kurrë për institucione që ofrojnë siguri dhe mirëqenie e jo pasiguri dhe papërgjegjësi. Sot kur të gjitha shtetet e botës janë mobilizuar për ta përballuar pandeminë, PLAN-i, pra PDK, LDK, AAK dhe Nisma, kanë vetëm një qëllim: ta largojnë Qeverinë Kurti që po del të jetë pengesa kryesore për ta dhe t’i shtyjnë përpara agjendat e tyre të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta ndalojë qarkullimin…