Sveçla pret në takim një delegacion amerikan, flasin për procesin e strehimit të qytetarëve afganë

26 gusht 2022 | 18:12

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim një delegacion të prirë nga David Johnson, ambasador dhe Negociator Special per Çështjet e Zhvendosjes, Jeffrey Hovenier ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Steven Naplan, zv. Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes dhe Kyle Hatcher, Koordinator për Refugjatët në Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1-vjetorit të fillimit të këtij procesi.

Republika e Kosovës deri më tash ka zhvilluar me sukses këtë operacion falë angazhimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, si aleatët tanë kryesorë jo vetëm në këtë proces por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.

Ministri Sveçla falënderoi delegacionin dhe ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misionit paqeruajtës të KFOR-it, i është bashkuar edhe misioni i…