Sveçla: Projektligji për Paga procedohet në Qeveri në muajin mars
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Projektligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.
Ai ka thënë se ministrisë po i merr kohë analizimi i ligjit, por që kjo do të shërbejë që ligji të jetë i zbatueshëm”. “Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë – në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se projektligji që planifikohet të miratohet do të ketë sistem të mirëfilltë dhe afatgjatë.
Sveçla ka thënë se MPB-ja po punon me Ministrinë e Financave për të caktuar koeficientin për të pasur barazi në sektorin publik.
“Muaj shkurt është i rezervuar për një debat publikim të gjerë”, ka deklaruar ai.
Ministri në fund të fjalimit tha se në muajin mars do të procedohet ligji për miratim në Qeveri