Sveçla publikon pamjet e gjetjes së kamerave të kamufluara: Koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale të Serbisë ka përfunduar

27 qershor 2024 | 21:07

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet nga gjetja e kamerave të kamufluara në kondicionerë në veri të vendit.

Ministri Sveçla përmes një postimi në Facebook është shprehur se spiunazhi i Serbisë në Republikën e Kosovës do të luftohet me çdo kusht.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.”, ka shkruar ai.

Sveçla tha se koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar.

“Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, shkroi Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pas dështimit të takimit në Bruksel midis kryeministrit,…