Sveçla reagon pas kërcënimit të nënkryetares së Leposaviqit: Ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë
06 qershor 2023
| 12:57
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Sveçla ka shkruar në “Facebook” se tashmë, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar Sveçla.