Sveçla, Rizvanolli e Krasniqi pastrojnë bregun e liqenit të Ujmanit
14 qershor 2024
| 13:15
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë më ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me deputetët Fitore Pacolli, Armend Muja dhe Arjeta Fejza si dhe aktivistët nga qendra e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, pastruan bregun e Liqenit të Ujmanit.
Kështu ka bërë me dije ministri Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”.
Ministri Krasniqi ka thënë se bukuritë e vendit tonë janë një trashëgimi dhe thesar që duhet ruajtur.