Sveçla: Rritja e prezencës policore në veri, e domosdoshme

08 dhjetor 2022 | 22:47

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke folur për situatën në veri, ka theksuar se Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.

“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Ai ka shtuar tutje se sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit.

“Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, e ka akuzuar për mosveprim,…