Sveçla shkarkon kryeshefin e Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha

25 maj 2021 | 21:28

Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha është shkarkuar sot nga kjo pozitë me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Burimet e IndeksOnline brenda ministrisë kanë thënë se Hoxha është shkarkuar pasditen e së martës.

Nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij shkarkimi mirëpo para disa ditë kreu i MPB-së kishte anuluar një tender në vlerë 21 milionë euro, për furnizim me dokumente personale identifikuese.

Ky tender ishte hapur në kohën sa në krye të MPB-së ishte Agim Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka komentuar…