Sveçla takon ambasadorin Hovenier, ShBA-ja aleate kyçe e Kosovës
29 mars 2022
| 15:58
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, me të cilin ka për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për synimet dhe prioritetet pas njëvjeçarit të punës.
Sipas njoftimit të MPB-së, ministri Sveçla ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve, si aleat kyç i Republikës së Kosovës dhe është rikonfirmuar mbështetja në arritjen e objektivave që ka kjo ministri.