Sveçla takon tre policët e liruar nga Serbia: Beteja jonë ligjore për këtë rast vazhdon

26 qershor 2023 | 16:58

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, bashkë me menaxhmentin dhe Policisë së Kosovës ka pritur të hënën në takim tre zyrtarët policorë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, të cilët janë liruar nga Serbia pas kidnapimit më 14 qershor.

Sipas njoftimit të MPB-së është thënë se ministri Sveçla ka shprehur mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi.

“Ky rast i montuar ndaj pjesëtarëve të Policisë duhet të mbyllet pa kushte dhe në tërësi. Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj”.

“Që të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, çka nënkupton se ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia. Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, ka njoftuar MPB-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur lirimin e…