Sveçla tërë natën kishte mbetur pa gjumë duke e kërkuar Pacollin

30 prill 2020 | 10:57

Pas deklaratave nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, për presidentin e vendit, se nëse ai është takuar me Behgjet Pacollin do të futet në karantinë ose në izolim, sot sërish ka reaguar zyra e presidentit Hashim Thaçi, e cila është tallur me deklaratat e Xhelal Sveçlës.

Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj, ka shkruar se vetëm në 24 orët e fundit, sipas raportit zyrtar, 1004 persona kanë hyrë në Kosovë. Ai thotë se në kërkim të deputetit Behgjet Pacolli, Sveçla ka mbetur tërë natën pa gjumë. “Në këto 24 orët e fundit, sipas raportit zyrtar, 1004 persona paskan hyrë në pikat kufitare të Kosovës dhe 907 paskan dalë. Në kërkim të Pacollit, Sveçla tërë natën kishte mbetur pa gjumë dhe një nga një të gjithë i kishte legjitimuar”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar sot arsyen se…