Sveçla: Terroristët serbë u përgatitën në Serbi
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dalë në një konferencë për shtyp, një javë pas u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga grupi kriminal serbë.
Sveçla, mes tjerash potencoi se sulmi terrorist nga ana e Serbisë kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.
“Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiqit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës”, u shpreh Sveçla
“Me qëllim të organizmit ë këtij qëllimi, institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitete ushtarake, logjistike, ushtarake, financiare, në vazhdimësi kemi njoftuar se:
“Sot do të shohim në video dhe fotografi, jo vetëm sulmin në Basnjëk, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit”.
“Në këtë tentim të aneksimit të veriut, janë angazhuar drejtpërdrejti presidenti Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeqeviq shefi i komandës Milan Milojseviq”.
Ai theksoi se pamjet i kanë siguruar nga nga dronët që kanë konfiskuar.