Sveçla thërret konferencë për media në Mitrovicë
22 dhjetor 2022
| 16:55
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka thirrur konferencë për media për në orën 18:00.
Konferenca do të mbahet në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Njoftimi i plotë:
Ministri Sveçla sot në ora 18:00 do të mbajë konferencë për media
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet sot më 22.12.2022 në orën 18:00, në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Ftohen mediat të marrin pjesë!