Sveçla, thirrje mërgatës të regjistrohen si votues: Bëhuni pjesë e vendimarrjes së përbashkët

08 dhjetor 2024 | 15:27

Tashmë kur kanë mbetur edhe dy muaj që nga zgjedhjet parlamentare në vend, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje mërgatës kosovare që të regjistrohen si votues nga jashtë.

“Kanë mbetur edhe 18 ditë deri në afatin e fundit për t’u regjistruar si votues nga mërgata. Ky proces që zgjatë pak minuta, ua jep të drejtën të jeni pjesë e vendimmarrjes për rrugëtimin tonë të përbashkët, për Kosovën tonë të përbashkët”, ks shkruar Sveçla në “Facebook”.

Gjer më tash Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se janë regjistruar mbi 25 mijë nga diaspora për të votuar në zgjedhjet parlamentare ndërsa afati për regjistrim mbyllet më 26 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu është deklaruar…